Description
Shiritat me acid oxalik jane shirita celuloze te zhytur ne nje perzierje te pershtatshme te acidit oxalic 99.6% dhe glicerines 98.5%, per perdorim biologjik kunder Varroas.
Acidi oxalic organic eshte nje acid organic me formulen kimike C2H2O4.
Eshte nje acid karbonik ne forme te ngurte dhe relativisht te forte. Mund te gjendet ne natyre I perqendruar ne lepjeta (hithra te zakonshme) dhe ne shume bime te tjera. Glicerina bimore e rafinuar eshte nje leng higroskopik i paster, pa ngjyre, pa ere, viskoz ,i cili perdoret gjeresisht sin je ingredient ne kozmetike dhe ushqime.
Per ta Permbledhur : Te gjithe ingredientet e perdorur jane te pershtatshem per kontrollin biologjik te varroas nga bletaret.
PERSE TE ZGJEDHIM SHIRITAT ME ACID OXALIC KUNDER VARROAS?
– Eshte nje terapi 100% Biologjike.
– Eshte shume efektiv (me nje efektshmeri <97%).
– Produkt i qendrueshem dhe I rendesishem per bletaret profesioniste.
– Eshte i thjeshte te perdoret, pa nevojen e aplikimeve te perseritura
– Nuk ka efekte anesore nese perdoret sic duhet.
– Mund te perdoret si trajtim i vazhdueshem me shume se nje here ne vit.
– Nuk verehen shenja rezistence te varroas ndaj Acidit Oxalic
SI VEPROJNE SHIRITAT ME ACID OXALIC ?
Kur bleta kalon mbi shirit, acidi oxalik lenda e cila ka ne perberje, eleminon Varroan qe eshte ngjitur ne trupin e saj. Paraziti nuk mund te rezistoj ne nje mjedis acid te tille. Keshtu qe menyra me e mire per te luftuar eshte nepermjet kontaktit dhe jo nepermjet evaporimit si ne rastin e preparative te tjera. Suksesi I ketij trajtimi bazohet jo vetem ne substance active acid oksalik, por edhe ne glicerinen.
Rroli I Glicerines eshte qe uli ndjeshem kohen e sublimimit te acidit oxalik nga shiriti per shkak te faktit se eshte mjaft i trashe dhe i pa qendrueshem. Ne kete menyre ne kontrollojme dhe zvogelojme ne menyre te ndjeshme konsumimin e acidit oxalic ne nje pike qe te jete I efekteshem edhe per nje periudhe nje mujore, duke mbuluar keshtu edhe ciklin e bleteve meshkuj (28 dite), ndryshe nga kimikatet e tjera dhe tymueset te cilat marrin 3-4 cikle trajtimi per te arritur te njejtin rezultat.
Shtesa e duhur e glicerines ne kombinimin me celulozen, e ben veprimin e Acidit Oxalic me te gjate ne kohe, duke ezaurar efektivitetin e preparatit ne mbi 90%, si reference per vdekshmerine e Varroas.
Ne kete menyre te thjeshte dhe efektive, shiritat ofrojne kontroll efektiv mbi nje nga armiqte me te medhenje te bleterritjes.
CILET SEZONE DHE TEMPERATURA JANE TE PERSHTATSHME PER TRAJTIME
Ky trajtim mund te aplikohet ne nje rang te gjere sezonesh (edhe me pranine e vezeve) por jo ne temperatura te ulete ne dimer. Arsyeja eshte sepse ky preparat vepron me ane te kontaktit te bletes ne shirit, kur temperatura e ambientit eshte shume e ulet bletet krijojne lemshin ne te cilin levizin ngadale, keshtu qe ne nuk do te kemi shume kontakt te bleteve me shiritin, duke reduktuar efektivitetin kunder varroas. Eshte gjithashtu e rekomandueshme te mos perdoren shiritat ne temperature extremisht te larta gjate veres. Temperaturat e rekomandaura jane nga 15 – 35 °C
MENYRA E VENDOSJES TE SHIRITAVE ME ACID OXALIC
Si reference, sasia e shiritave te vendosur duhet te jete ne proporcion me madhesine e kosheres, perllogaritet 1 shirit per 2.5 rruge mize blete.
Pozicioni me efektiv i vendosjes se shiritave me Acid Oxalic eshte sa me afer vezeve te reja, arsyeja eshte sepse vezet e reja kane gjithmon numrin me te larte te perqendrimit te varroas. Gjithashtu kjo vendosje sa me afer larvave te reja eshte e duhura pasi do te kemi edhe kontaktin maksimal te bleteve me shiritin, per te parandaluar qe te krijohen zona boshe ne afersi te vezeve te reja ju mund ti vendosni shiritat 6-8 cm majtas ose djathtas nga qendra e vezeve te reja, por asnjehere jashte zones se vezeve.







Reviews
There are no reviews yet.